Tefta Malaj akuzoi familjarët e bashkëshortit që e kanë kërcënuar, reagon kunata

Kunata e Tefta Malaj, e cila i mbijetoi masakrës në banesën e saj në Itali ku i shoqi i vrau me thikë vajzën e tyre 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe shtetasin italian, Massimo De Santis, ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit.

Raba Malaj u shpreh se Tefta Malaj e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.

“Ne nuk e kemi kërcënuar, ajo shkatërroi familjen e saj”, tha kunata e 39-vjeçares në emisionin “Me zemër të hapur”, duke shtuar se për djalin e saj 5-vjeçar është kujdesur deri ditën që Tefta Malaj doli nga spitali.

Raba Malaj: “Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *