Përurohet ‘Java e Italisë’/ Ambasadori italian krah Margaritit dhe Veliajt

Sot u organizua ceremonia me rastin e përurimit të ‘Javës së Italisë’ që vjen me më shumë se 70 aktivitete që do realizohen në 7 ditë të shpërndara në disa qytete. Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se do të ketë aktivitete të shumta muzikore.

“Festa e Republikës së Italisë do zhvillohet edhe këtu në shesh. Pizza Village dhe koncert me të ftuar special. Urojmë që kushtet atmosferike të jenë në krahun tonë. Miku ynë Erioni besoj i ka gati elementët logjistik të organizimit”, tha Bucci.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se do të jenë thuajse në të gjithë vendin.

“Sheshet do gumëzhinë, muzikë, kulturë, ekspozita dhe elemente të ekselencës italiane. Do jemi në Gjirokastër, Berat, Shkodër ku është restauruar konsulata italiane atje, në Vlorë dhe thuajse në të gjithë vendin”, tha Margariti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se së shpejti do të ketë një godinë të re të ambasadës të Italisë në Shqipëri.

“Janë 2 skuadra që po punojnë për maratonën e personave me aftësi ndryshe dhe ndeshjen sportive me gocat e Romës. Fokusi te e bukura, në 90 ishte te buka. Kjo është metamorfoza e kombit tonë nga ekzistenca te e bukura… -1/3 ose 35% e tregtisë që kemi me Italinë. Kjo tregon peshën e marrëdhënies ekonomike mes dy vendeve. – Së shpejti ambasadë e re italisë në Shqipëri më 1 qershor prezantojmë projektin”, tha Veliaj.

Pas suksesit të edicionit të parë, prej datës 1 e deri më 7 qershor 2023, kultura italiane rikthehet në Shqipëri. Muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, arkitektura dhe dizajni do të jenë vetëm disa nga vlerat italiane protagoniste të një udhëtimi që do të përshkojë Shqipërinë nga Veriu në Jug.

Një program i ngjeshur me veprimtari ku mes të cilave vlejnë për t’u përmendur kremtimi i Festës së Republikës, grupi muzikor Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar Arbëreshëve, rikthimi i Pizza Village, maratona për autizmin si edhe vepra murale e realizuar nga Tellas si shprehje e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë. Nuk do të mungojnë as mbrëmjet kushtuar teatrit, operës dhe muzikës me shfaqje në sheshe dedikuar Verdit-t, koncerti i instrumentistit të njohur të trombës, Paolo Fresu dhe shfaqja në kujtim të gjeniut Enio Morricone.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *