Tragjedi në Serbi, shembet papritur ura, 10 të plagosur

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur dhe disa të tjerë raportohen të vdekur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm Ovçar Banjë të Serbisë.

Sipas mediave vendase, një urë e vjetër e varu mbi Zapadna Moravë është shembur papritur duke shkaktuar rrëzimin e dhjetëra turistëve që ndodheshin mbi urë në ato momente.

Bëhet fjalë për një grup turistësh nga Republika Srpska, kryesisht nga Zvorniku, të cilët po kalonin urën pranë Manastirit Jovanje.

Ura u shemb nga pesha dhe si pasojë e kësaj ajo u rrëzua kur mbi të ndodheshin mbi 20 persona, të cilët kanë rënë në lumin e fryrë nga shirat e fundit.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ndsërkohë që jozyrtarisht thueht se disa prej turistëve kanë ndërruar jetë të mbytur në lumë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *