Tragjedia në Klos/ Flet mësuesja e gjimnazit: Vajza ishte model në sjellje por djali…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ditën e djeshme, ku u vranë Ilir dhe Kenado Shira (babë e bir) dhe u plagosën dy të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula.

Lidhur me ngjarje e rëndë ka reaguar dhe mësuesja e shkollës në Klos ku merrte mësim vajza për të cilën dyshohet se ndodhi tragjedia e djeshme. Ajo rrëfen për ‘News24’ se vajza ka pasur model sjellje dhe se kurë nuk ka sjellë shqetësime në shkollë.

Sakaq shton se djali 17-vjeçar me të cilin dyshohet se vajza ka pasur lidhje nuk ka qenë model në sjellja dhe se ngjarja i ka shokuar të gjithë.

‘Po menaxhojmë situatën post-ngjarjes, nuk e kemi të lehtë. Vajza është model për sjellje, asnjë problematikë nuk ka sjellë, vërtet fëmijë model në paraqitje. Ka munguar 3 ditë në shkollë, kur u takuam me prindin thanë se ishte prekur nga virozat e stinës. Vajza rri afër tavolinës time dhe kurrë nuk kam pasur shqetësime nga ajo. Djali nuk them se ishte model sa ajo, por nuk ishte prototip për të shkaktuar probleme. Si të gjithë adoleshentët ka pasur problemet e tij, por jo sjellje të rënda. Vetëm kaq mund të themi, jemi shokuar. Kur dëgjuam krismat mendova se ishin fishekzjarrë dhe dikush po festonte ditëlindjen”, u shpreh mësuesja e gjimnazit në Klos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *