Trafiku i kokainës përmes kontejnerit me banane, Artan Hoxha: 106 arka mungojnë! Lidhja me Jan Prengën

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga itinerari dhe trafiku i kokainës nga Ekuadori në Shqipëri përmes kontejnerëve me banane.

Sipas gazetarit, autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë dhe se sasia e kokainës që ka qenë në konejner është më e madhe se 119 kg që janë sekuestruar.

“Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh”, tha Artan Hoxha duke folur në studion e “ABC”.

Gazetari tregoi se bëhet fjalë për rreth 2 ton drogë me një vlerë që arrin në mbi 50 milionë euro.

Sasia e kokainës është më e madhe. Në rastin konkret nuk thyen sistemin e sigurisë, por e shpartalluan dhe vendosën t’u lënë si trofe autoriteteve 119 kg, që nuk është pak, por një nga sasitë e mëdha. Sot shkon 100 mijë euro kg, por po të flas me çmimin e shumicës. Më rezulton që policia ka arritur që të kapë vetëm 1/20 e sasisë që ka ardhur nga Ekuadori.

Pse janë dyshimet që sasia është më shumë se kjo që është kapur. Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh. Asnjë kontejner nuk vjen bosh nga Ekuadori, sepse do të shfrytëzojë kapacitetin dhe nuk i leverdis që të marrë më pak” tha ai.

Por si u boshatis kokaina nga kontejneri dhe kamioni me drejtim Vaqarrin?

“Kjo tregon që kur kontejneri ka shkuar në skaner një pjesë e ngarkesës është hequr. Mungojnë 106 arka me banane. Nga kontrolli në magazinë u gjetën 119 kg kokainë. Në total janë 113 arka shumëzim për 17 del shuma prej 1921 kg, gati 2 ton. Nga këto 106 nuk u gjetën në skaner. U gjetën vetëm 7 arka me 119 kg. Sasia e ardhur në total është 1921 kg ose gati 2 ton kokainë e një niveli shumë të lartë pastërtie që ka hyrë në destinacion, Shqipëri.

Me çmimin e shumicës që shitet në Shqipëri, është 51.8 milionë euro, e totalit që ka ardhur. Ndërsa në treg kap shifra të frikshme”, tha gazetari.

Pavarësisht denoncimit nga shoferi dhe pronari i kompanisë, Hoxha ngre dyshime mbi itinerarin që ndoqi kamioni kur u nis nga Durrësi me drejtim Vaqarrin.

“Rruga tradicionale që përdorin është autostrada, por kjo nuk ka ndjekur këtë rrugë. Është thënë që u shmang për shkak të festave dhe trafikut prandaj u fut në rrugën e vjetër. Kjo është e dyshimtë, sepse itinerari i zakonshëm është autostrada. Duke përdorur aksin e vjetër që nuk ka mirëmbajtje, dyshimet janë që është zgjedhur për këtë. Grabitja ka ndodhur afër një zone që ka ndodhur një ngjarje tjetër, ku u zhduk Jan Prenga. Zona përkon, nuk dua të kaloj më tej sepse hetimi ishalla shkon më tej. Sasia e kokainës për mua është marrë në port, pjesa dërrmuese dhe pjesa tjetër gjatë transportit nga Durrësi në Vaqarr” tha ai në Abcnews.

/Burimi: abcnews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *