Tiranë/ Plagosi dy të rinj, në kërkim autori

Një konflikt mes 3 shtetasve ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se shtetasi me inicialet B.R. ka goditur me mjet prerës dhe ka lënë të plagosur dy 20-vjeçarë. Blutë po punojnë për kapjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *