Edit Harxhi nga Divjaka: Manipulim masiv

Edit Harxhi ka folur për fletët e falsifikuara të votimit që janë zbuluar në qendrat e votimit në Divjakë të cilat hedhin dyshime të forta për zbatimin e sistemit “karusel” të manipulimit të votave në shkallë të gjërë.

Harxhi theksoi se “nuk është thjesht çështje e vulave, e fletëve, të cilat janë fletë dukshëm me ngjyrë të ndryshme apo e mospërputhjes së kodeve me kutitë e votimit. Është një problem më madhor se ky: është batërtia e madhe elektorale e cila ka ndodhur me javë të tëra!”

Ajo vuri në dukje një presion të jashtëzakonshëm nga PS-ja, nga deputetët e saj Erion Braçe dhe Taulant Balla që ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës në Divjakë së bashku me drejtorët e administratës së bashkisë vendore por edhe të asaj të Lushnjës.

“Unë jam pranë qendrës së numërimit të votave në Divjakë, pranë Qendrës Kulturore të qytetit të Divjakës. Situata është ajo që po ndodh në të gjithë Shqipërinë që dje apo që përpara disa ditësh. Këtu, gjatë procesit të numërimit gjanë gjetur një sërë parregullsish, të cilat vijnë si pasojë, kuptohet, e një manipulimi masiv me një mekanizëm të mirëmenduar, i cili nuk ka të bëjë vetëm me blerjen e votës, sepse ajo natyrisht është bërë përpara se të shkojnë njerëzit në kutinë e votimit, por kjo ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me komisionet zgjedhore, pra me KQV-të.

Probleme në Divjakë/ Celibashi: Mund të jenë prodhuar fletë të falsifikuara

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *