Tërmeti i fuqishëm në Greqi, raportohet për disa banesa të dëmtuara në Devoll

Tërmeti i mbrëmjes së shkuar në Greqi ka shkaktuar dëme materiale edhe në vendin tonë, pikërisht në qarkun e Korçës.

Behet me dije se nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 5.6 të shkallës rihter janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.

Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec. Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Sipas kryetarit të bashkisë, Eduard Duro, banesat janë të vjetra dhe të amortizuara, por do të verifikohen në terren.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *