Tërmetet po ‘shkërmoqin’ Bulqizën! Në 12 orë, regjistrohen 5 lëkundje sizmike. Nënprefekti: S’do lejohen banorët të futen në pallatin…

Në Bulqizë apo zonat përreth saj mund të ndodhë ndonjë tragjedi e njëjtë me atë të Thumanës dy vite më parë.

Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme.

Banorët e Bulqizës janë në ankth, pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se, nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.

Nga ana tjetër, Muliu tha se, i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm, pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi.

Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *