Tensionet/ Kurti flet me emra: Këta janë organizatorët

Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme për situatën e tensionuar në veri të vendit. Në fjalën e tij, ndër të tjera kryeministri, Albin Kurti bëri publik emrat  e personave që janë organizatorët kryesorë të përplasjeve.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme” – tha ai në Kuvend.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiçin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe

Më pas ai ka përmenduar emrat e  Miçko Jevtiçin, Rajko Jevtiçin, Danilo Josifoviçin, Liljana Aksentijeviçin e Aleksandër Filipoviçin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *