Ky është ushqimi më i rrezikshëm për zemrën!

Një studim global nga shkencëtarët në Universitetin McMaster zbuloi një lidhje midis konsumit të mishit të përpunuar me rrezikun e shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.

Siç raportohet në botimin përkatës në American Journal of Clinical Nutrition, informacioni vjen nga dieta dhe rezultatet shëndetësore të 134,297 njerëzve nga 21 vende në pesë kontinente, të cilët studiuesit i ndoqën për të dhëna mbi konsumin e mishit dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për gati një dekadë, studiuesit zbuluan se ngrënia e më shumë se 150 gram mish të përpunuar në javë lidhej me një rrezik 46% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 51% më të lartë të vdekjes në krahasim me ata që nuk konsumonin mish të përpunuar.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se konsumi i moderuar i mishit të papërpunuar kishte një efekt neutral në shëndet.

“Të dhënat e disponueshme sugjerojnë se ngrënia e sasive të moderuara të mishit të papërpunuar si pjesë e një modeli të shëndetshëm diete ndoshta nuk është e dëmshme,” tha Mahshid Dehghan, një studiues në Institutin e Kërkimeve për Shëndetin e Popullsisë të Universitetit McMaster (PHRI).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *