Ish-ministri Saimir Tahiri lë qelinë

Gjykata e Elbasanit me kërkesë të prokurorisë ka liruar nga qelia ish-ministrin Saimir Tahirin. Vendimi është dhënë ditën e sotme (2 qershor) nga gjyqtarja Matilda Fetau.

Vendimi është marrë pas një ekspertize mjekësore që përcakonte se Tahiri nuk mund të qëndronte më në burg. Pjesën e mbetur të dënimit ai do e kryejë në shtëpi, bazuar edhe tek gjendja familjarëve të Tahirit, pas vdekjes së babait të tij.

Apeli i GJKKO dënoi ish-ministrin me 3 vite dhe 4 muaj burgim në datën 4 shkurt 2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *