Temperatura deri në -21°C/ ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

I ftohti siberian ka mbërthyer vendin prej ditësh dhe termometri ka shënuar vlera të pazakonta, sidomos në zonat bregdetare. Sakaq, në zonat malore ka pasur reshje të dendura të dëborës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimit në disa akse të vendit. Prania e ngricave të shkaktuara nga temperatura që arrijnë deri ne -21°C kanë bërë që të rritet vigjilenca edhe nga ana e autoriteteve për të shmangur problematikat në akse.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar ditën e sotme, qarkullimi paraqitet pa probleme dhe po kryhet normalisht në të gjitha akset. ARRSH bën apel për përdorimin e zinxhirëve dhe pajisjen e mjeteve me gomat dimërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *