Turqi, edhe sporti në zi/ Çifti i volejbollistëve u gjetën pa shenja jete nën rrënoja

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi. 27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete, raportojnë mediat turke.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.

Tërmeti i fuqishëm i rënë dje, i magnitudës 7.8 ballë shkaktoi dëme të medha në njerëz e banesa. Në Turqi është shpallur 7 ditë zi kombëtare, ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive u ndërprenë deri në një deklaratë të dytë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *