Studimi i fundit/ Pas dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca, kuk rrezikohet mpiksje gjaku

Vaksina e prodhuar nga kompania “AstraZeneca” kundër Covid-19 shoqërohet me një rrezik të vogël të mpiksjes së rrallë të gjakut pas dozës së parë dhe asnjë rrezik shtesë pas dozës së dytë, sipas një studimi të udhëhequr dhe financuar nga prodhuesi britaniko-suedez i ilaçeve.

Studimi, i botuar në “Lancet” të martën, tregon se nivelet e çrregullimit shumë të lartë të mpiksjes, tromboza me sindromën trombocitopenia (TTS), pas dozës së dytë të vaksinës, janë të krahasueshme me ato midis popullatës së pavaksinuar.

Sipas “Reuters”, raste të rralla të TTS janë raportuar pas imunizimit me vaksinën “AstraZeneca”, e cila çoi disa vende që të kufizonin ose ndalonin përdorimin e saj.

Autorët demonstruan se shkalla e vlerësuar e TTS pas një dozë të dytë të “AstraZeneca” ishte 2.3 për 1 milion vaksina, e krahasueshme me normën e vërejtur në një popullatë të pavaksinuar.

Analiza u krye duke përdorur bazën e të dhënave globale të sigurisë të AstraZeneca, e cila kap të gjitha ngjarjet e padëshiruara të raportuara spontanisht nga përdorimi i ilaçeve dhe vaksinave të saj në të gjithë botën.

TTS është një sindromë shumë e rrallë që ndodh kur një person ka mpiksje gjaku (trombozë) si dhe numër të ulët të trombociteve (trombocitopeni). Ajo quhet gjithashtu si trombocitopeni imune trombotike e shkaktuar nga vaksina (VITT).

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *