SPAK rekurs vendimit, kërkon kthimin në qeli të mjekut Prifti që u kap me ryshfet

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi nga burgu mjekun Edvin Prifti. Më datë 2 mars Gjykata e Posaçme Apelit liroi nga qelitë e paraburgimit kardiokirurgun. Mjeku i QSUT ishte lënë në burg pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 16 milion lekë në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës. Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *