SPAK merr të pandehur bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt!

Prokuroria e Posaçme merr  të pandehur edhe bashkëjetuesen e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt Erjola Hoxha. Ndërkohë dje iu komunikua akuza për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ish bashkëshortes së tij, Albina Mançka

E njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës të bashkëjetueses aktuale të ish numrit dy të qeverisë. Mësohe se akuzat iu komunikuan avokatëve të Erjola Hoxhës ditën e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor. Pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj, si të dyshuar për korrupsion dhe në fshehjen e pasurisë së tij. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka të sekuestruara dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilin jeton ish bashkëshortja e Ahmetajt, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.

Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentin kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj Ahmetajt, atë të “arrestit në burg”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *