E fshehur mes avokadove, sekuestrohet 5 ton kokainë në Kolumbi, kishte destinacion Europën!

Autoritetet kolumbiane sekuestruan më shumë se 5 ton kokainë në dy ditë, disa prej të cilave u gjetën në një anije dhe pjesa tjetër u zbulua e fshehur në arka nën avokado.

Oficerët e policies në Kolumbi  gjetën rreth 1.7 ton kokainë të fshehur brenda një ngarkese avokadosh në Santa Marta, sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë Kombëtare të vendit.

Pamjet e postuara nga gjenerali William Rene Salamanca Ramirez tregon oficerët duke zbuluar pako me kokainë nga poshtë arkave me avokado. Ramirez tha se ngarkesa u kap në portin e Santa Marta dhe se destinacioni i saj përfundimtar do të ishte Setubal, në Portugali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *