Sot takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të takohen sot, më 21 nëntor, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi ishte paralajmëruar për orën tetë të mëngjesit, me faktin se, sipas praktikës tashmë të krijuar, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, fillimisht do të ketë bisedime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. pasuar nga një takim i përbashkët, i ashtuquajturi trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës.

Si shihet edhe nga njoftimi I Brukselit takimi është parashikuar por ai ende nuk ka ndodhur.

Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Takim urgjent” në mes të “krizës më të rëndë që nga viti 2013”

Në një deklaratë, BE-ja vlerësoi se ishte një “takim urgjent” në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Konkretisht, takimi zhvillohet në mes të krizës së shkaktuar nga targat e lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat pala kosovare i konsideron të paligjshme.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se nga 21 nëntori do të fillojnë të mbledhin gjoba prej 150 euro për vozitësit që nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre në targa RKS (Republika e Kosovës).

Mirëpo, policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se nga e marta e 22 nëntorit do të nisë mbledhjen e gjobave.

Bashkimi Evropian e konsideron këtë si “krizën më serioze që nga viti 2013”.

Para takimit, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka caktuar një “takim urgjent” me Vuçiqin dhe Kurtin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *