Mbyllet qarkullimi në urën e Bahçallekut/ Spahia apel qytetarëve: Nëse rrezikoheni, kërkoni evakuimin

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka njoftuar se pas shembjes së urës së vjetër, është mbyllur qarkullimi në urën e Bahçallekut.

Spahia tha se shembja e urës së vjetër paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa u bën apel qytetarëve të lagjes në afërsi të urës dhe lagjes Ajasmës të mos rrezikojnë jetën e tyre, dhe në momentin e parë që paraqitet nevoja, të evakuohen menjëherë.

“Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shembjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi.
Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet”, shkruan keyabshkiaku në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *