Tragjedi në Itali, gjendet i vrarë çifti shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës, ku një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali.

Ndërsa dyshohet të jenë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane. 

Zbulimi i trupave është bërë nga Karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.

Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *