Sondazhi i Priza.al/ Cila prej 3 të nominuarave largohet sonte nga shtëpia e “BBV2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prime-n e kaluar Kiara u vu përballë ‘Kutisë së Pandorës’ e cila zgjodhi ta hapë. Ajo fitoi një udhëtim çift në Malvide por e keqja e hapjes së kutisë ishte që përveç dy të preferuarve të publikut që ishin Luizi dhe Armaldo, Kiara duhet të zgjidhte 3 banorë për t’i çuar në nominim dhe ajo zgjodhi Oltën, Tean dhe Dea Mishel.

Bazuar tek nominimet, në faqen e Instagramit të Priza.al u zhvillua një sondazh. Të pyetur se cili nga banoret e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Dea Mishel me 55%, Tea Trifoni me 35% dhe Olta Gixhari me 10%.

Këtë herë, për shkak të situatave të ndodhura në shtëpinë e BBV2, duket se Dea dhe Tea janë më të rrezikuarat për t’u eleminuar sonte.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *