Skandali me djegien e mbeturinave në Kavajë, reagon Meta: E papranueshme, ndodh në kulmin e sezonit turistik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin e djegies së mbeturinave në qytetin e Kavajës.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj situata e rëndë mjedisore përgjatë Adriatikut, e cila ndodh në kulmin e sezonit turistik.

“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *