Skandal në spitalin e Traumës/ Neurokirurgu Zamir Demiraj bëhet palë me Dionis Teqen kërkojnë të nxjerrin të miturin nga spitali

Emanuel Alla 16-vjeçari që u plagos në ambientet e Megatek dergjej në spitalin e Traumës. Por sot datë 6.09.2022 familjarëve u është komunikuar se duhet të lënë ambientet spitalore për tu dërguar në shtëpi.

Kjo masë drastike ka ardhur pas publikimit të një shkrimi nga Priza.al ku sqaronte se gjendja shëndetësorë e Emanuel Allës vazhdonte e rënduar dhe në pamundësi për të ecur 2 muaj nga aksidenti i rëndë.

Fakti janë të qarta dhe evidente që përveç policisë edhe spitali i Traumës është vendosur në shërbim të pronarit Dionis Teqa duke rregulluar kartelat e të plagosurve dhe nxjerr para kohe nga spitali.

Burime nga radhët e mjekëve kanë deklaruar se i mituri duhet të dali për të pasur një gjendje psikologjike të mirë në kushte shtëpie. Absurde se si me psikolog dhe staf mjekësor nuk arrihet ti jepet shërbimi i duhur të 16-vjeçarit.

Aktualisht Emanueli nuk arrijnë të eci dhe në spital i kryejnë seancat e fizioterapis dhe kujdesit mjekësor pasi disa organe ishin dëmtuar rëndë dhe plagët u infektuan.

Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike familja nuk ka as infrastrukturën e nevojshme në banesë dhe duke qenë se seancat e fizioterapis dhe kujdesit intensiv kushtojnë nëna e ka të pamundur ti paguaj.

Më parë ka pasur tentativa të vazhdueshme për nxjerrjen e të dy të miturve. Klajdi Dusha la ambientet e spitalit më 2 shtator. Ndërsa Allës ua kanë kërkuar ditën e sotme dhe largimi po kryhet me çdo formë edhe duke i nxjerr nga dhoma për vizita në spital tjetër në mënyrë që të mbyllet kartela.

Deri në atë pikë ka shkuar çështja sa pas urdhrit të mjekut për ekzaminimet e të duhet shkuar në QSUT, familjarëve nuk u është dhëne ambulancë që të dërgohen për vizita ndërkohë transportimi me taksi apo mjete të tjera është e pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore të 16-vjeçarit. Mjeku që e ka dërguar është neurokirurgu Zamir Demiraj që në bashkëpunim me Kryeinfermieren nuk po i japin ambulancën për të kryer ekzaminimet.

Pas publikimit të këtij shkrimi i dërguam zëdhënësja së Spitalit të Traumës disa pyetje në lidhje me rastin.

  • Përse nuk i jepet ndihmë të miturit nga ana e spitalit të Traumës?
  • Nuk paska një ambulancë që të bëhen ekzaminimet?
  • Përse e nxorët nga spitali Emanual Allën?

Pas këtyre pyetjeve zëdhënësja ka kontaktuar me gazetaren duke u prezantuar si Kejsi dhe me zë arrogant dhe kërcënues nuk ka dhënë përgjigje mbi situatës as nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet por i gjithë problemi i Kejsit ishte ku e gjeti media jonë informacionin.

Zëdhënësja e Spitalit të Traumës: Përshëndetje
Gazetarja: Përshëndetje
Zëdhënësja e Spitalit të Traumës: Jam Kejsi ku e keni marr këtë informacion?
Gazetarja: Ma kanë dhënë burime
Zëdhënësja e Spitalit të Traumës: Cilat burime (me tonë kërcënues )
Gazetarja: Unë jam gazetar nuk i tregoj burimet e mia
Zëdhënësja e Spitalit të Traumës: Dakord se e gjej vet
(Mbyllë telefonin menjëherë)

Por si ndodhi ngjarja e rëndë; më 7. 7. 2022, dy të mitur ranë bashkë me koshin e vinçit duke punuar në MEGATEK.
Mjeti i punës që drejtohej gjithashtu nga një minoren për shkak të peshës që po ngrinte, duke përfshirë dhe dy minorenët në lartësinë 9 metra, është shkëputur.
Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha bien në tokë dhe pësojnë dëmtime të rënda. Stafi i MEGATEK-ut, prezent në vendngjarje, nuk ka arritur t’i shkojë në kohë të miturit, duke mbetur për një kohë relativisht të gjatë pa asnjë lloj ndihme
Emanuel Alla, Klajdi Dusha dhe minoreni tjetër që drejtonte vinçin nuk janë të vetmit nën moshë që punojnë te MEGATEK. I gjithë sektori ku ka ndodhur aksidenti është i mbushur me fëmijë nën moshë, si dhe me shtetas afganë.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *