“Sjellje e paskrupullt”/ Vendosën qytetarët në karantinë, por politikanët austriak mblidhen në një event pa maska!

Një bllokim i rreptë për shkak të coronavirusit është në fuqi në Austri. Mirëpo, politikanët në një ngjarje nuk i respektuan masat, gjë që shkaktoi kritika të ashpra nga qytetarët.

Ndërkohë që izolimi për qytetarët në Austri është në fuqi, televizioni publik ORF transmetoi drejtpërdrejt emisionin humanitar “Drita në errësirë”, në të cilin morën pjesë politikanë, të cilët ishin pa maska dhe nuk respektuan distancën e përcaktuar, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te austriakët.

Imazhet pas shfaqjes shkaktuan diskutime të shumta, për shkak të të cilave zyra e kancelarit, Alexander Schalenberg, i cili është në qendrën e kritikave, njoftoi se të gjithë pjesëmarrësit kishin një test të vlefshëm PCR.

Mes pjesëmarrësve në shfaqje, përveç Schallenberg, ishin edhe presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen dhe zëvendëskancelari, Werner Kogler.

Kreu i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Vjenë, Dominik Nepp, theksoi se shfaqja në ORF ishte një “simbol i sjelljes së paskrupullt”.

“Nëse qeveria është kaq e paskrupullt sa të organizojë një ndejë para një auditori prej miliona njerëzve, atëherë nuk duhet të habitemi nëse qytetarët dalin në rrugë”, tha ai.

ORF bëri të ditur se nga ai emision janë grumbulluar 3.3 milionë euro, se janë respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe se pas xhirimeve nuk ka pasur ndejë, gjë që mund të dëshmohet me foto të caktuara.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *