‘Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën’/ Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën nga sulmi në Deçan rrëfen bisedën e fundit të tij me babain  

Tragjedia e mbrëmshme e konsumuar në Deçan të Kosovës ka vijuar te jetë edhe sot kryefjala e zhvillimeve në këtë vend, ku të tjera detaje drithëruese kanë dalë në dritë.

Detajet janë zbuluar nga të afërmit e viktimave që humbën jetën në Deçan, pasi një autobus u sulmua me armë zjarri nga një person i maskuar.

Xhaxhai i viktimës Ledion Hamzajt, Jakup Hamzaj, ka rrëfyer për “Neës 24”, si e mori lajmin e hidhur.

Sipas tij, babai i Ledionit ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje dhe bashkë me të edhe një shoqe e të birit.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit, shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt ka viktima’.

I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja, e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë”,- rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minuta para se të ndodhte sulmi në autobus.

“Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën’,- tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.

/Burimi: News24/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *