Situata e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 346 qytetarë të infektuar, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 2,317 testime kanë rezultuar 346 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 27 në Fier, 16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Janë 5,982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 346
Të shëruar në 24 orë 566
Të shtruar në spitale 156
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,317

Testime totale 1,411,627
Raste pozitive 202,641
Raste të shëruara 193,533
Raste Aktive 5,982
Humbje jete 3,126

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2993
Fier 637
Gjirokastër 528
Shkodër 424
Durrës 348
Berat 269
Elbasan 254
Vlorë 208
Lezhë 149
Korçë 98
Kukës 45
Dibër 37

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *