Sirenat e alarmit në veri, serbët mblidhen para objekteve komunale

Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët serbë u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan.

Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Miko Bishevac, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.

“Ka makina, ku besohet se gjendet ai [kryetari i qytetit] dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *