Përplasen dy automjete në Lezhë-Milot, plagoset shoferja

Dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Spitenit përgjatë superstrades Lezhë-Milot.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit me targa AB737BB, Nigreta Mullaj, e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhes, ndërsa shtetasi Erjon Nanaj që drejtonte mjetin me targa SEJ1001 ka marrë lendime më të lehta.

Në vendngjarje kanë shkuar mënjeherë shërbimet e policisë rrugore që kanë nisur edhe hetimet per kete rast.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *