Si rrallëherë, Efi rrëfehet për partnerin e saj: Më nxjerr më të mirën time

Efi Dhedhes është një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother Vip”. Ndonëse në fillim u pa me sy dyshues, shumë shpejt ajo tregoi se është e vendosur dhe ka një karakter të fortë.

Sot ajo ka fituar goxha popullaritet në rrjetet sociale, ku audienca e vlerëson për qëndrimet e treguara. Së fundmi, ajo ka folur për jetën private.

Pikërisht për të dashurin e saj, të cilit ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin, i ka zbuluar disa cilësi. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin, Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar”, ka shtuar Efi.

Më herët ish-konkurrentja e “Për’puthen” është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”. Madje ajo duke bërë shaka tha se në këtë mënyrë ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *