Si qëndron e vërteta e marrëdhënies së modeles me DiCaprion?

Leonardo DiCaprio u fotografua në një darkë me modelen britanike Neelam Gill dhe nënën e tij, Irmelin Indenbirken.

Në foto, aktori 48-vjeçar shihet duke mbajtur një profil të ulët teksa largohej nga Chiltern Firehouse në Londër. Ai e fshehu fytyrën me një kapelë dhe me një maskë të zezë që mbulonte gjithçka përveç syve.

Nëna e tij u fotografua gjithashtu duke dalë nga vendi me të dashurin e saj, ndërsa Gill i ndoqi pas.

Sipas Page Six, aktori, mamaja e tij dhe modelja u bashkuan për darkë me një grup miqsh.

Një javë më parë, DiCaprio dhe Gill u panë duke dalë nga Hotel Martinez në Kanë të Francës, së bashku me disa vajza të tjera.

Ndërsa DiCaprio njihet për romancat me vajza të reja dhe të bukura, një burim për Page Six tha se Gill nuk po del me aktorin, por me një nga miqtë e tij, i cili gjithashtu mori pjesë në darkë.

Kjo dalje vjen gati një muaj pasi ai u ribashkua me Gigi Hadid.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *