Shteti helen në ‘këmbë’ për arrestimin e Belerit, Mitsotakis ‘kërcënon’ me BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar rastin e arrestimit të kandidatit të koalicionit “Fashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin.

Me nota të ashpra ndaj qeverisë dhe shtetit policor të Edi Ramës, Mitsotakis ka paralajmëruar se nëse nuk lirohet nga burgu Beleri, atëherë Shqipëria nuk do të afrohet me Bashkimin Europian.

Sipas tij, arrestimi i kandidatit për kryetar bashkie në Himarë është kryer pa prova dhe në kundërshtim me ligjin.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himara dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek. Dua, t’i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *