Lokalet/ Meta mbërrin në selinë e PD, takohet me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se Meta do të takohet me Berishën në zyrën e këtij të fundit.

Takimi në fjalë përkon me ditën e fundit të fushatë zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndërkohë, sot politika është përfshirë në debate të mëdha për shkak të arrestimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Theksojmë se Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *