Shqipëria e bllokuar nga të katërta anët! Ja nga çfarë po shkaktohen radhët kilometrike nëpër pikat doganore…

Nga dita e sotme të gjithë shtetasit që duan të hyjnë në territorin shqiptar duhet të kenë me vete ose pasaportën e vaksinimit, ose testin PCR negativ, ose testin e shpejtë të antigjenit.

Si pasojë e këtyre rregullave që hynë në fuqi ditën e sotme, në doganën e Qafë Thanës, Morinës dhe në pikat e tjera kufitare, janë krijuar radhë të gjata kilometrike të automjeteve, teksa pasagjerët presin për t’iu nënshtruar kontrolleve anti-Covid.

Qytetarët janë shprehur se nuk janë informuar, madje ka nga ata që thonë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës e gjithsesi iu kërkohet tamponi.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që qytetarët që duan të hyjnë në vendin tonë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

  1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  2. Të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *