Shpërthen bombola e gazit në Dibër, plagoset një person

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dibër pasi një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në njësinë Administrative Melan, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja me inicialet S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *