Rama: Shteti nuk mund të paguajë studimet për ata që largohen

Kryeministri Edi Rama ka zhivlluar ditën e sotme një takim me studentët që përfitojnë bursa në ambientet e kryeministrisë, teksa ka folur edhe për çështjen e emigrimit të të rinjve nga vendi.

Rama deklaroi se shumë vende përballen me këtë problematikë duke përmendur edhe Italinë, ndërsa shtoi se largimi i mjekëve nga vendi nuk është për t’u shqetësuar pasi balanca është e qëndrueshme, por jo e sigurt për të nesërmen, gjë që sipas tij duhet të ndryshojë.

Ai shtoi më tej se shteti nuk mund të vijojë të paguajë pjesën më të madhe të tarifave të studimeve të një studenti, duke iu referuar atyre të degës së mjekësisë, që nuk do japë kontribut për vendin, qoftë ky kontribut edhe për një periudhë kohe të caktuar.

“Sot jetojmë në një kohë ku edhe për vende më të zhvilluara se ne emigracioni është kthyer në problem, mjafton të shohim Italinë fqinje. Ky është një trend që vendet e kanë të vështirë ta kthejnë, nuk ka forcë që i kthen me zor këto trende. Ka qenë një kohë kur migrimi ka spostuar masa gjigande njerëzish nga Evropa. Pavarësisht se trendi është i tillë që gjithmonë e më shumë bluza të bardha shkojnë drejt Gjermanisë, Britanisë apo vendeve të tjera, ne nuk mund të pajtohemi me idenë që mund të mbetemi pa mjekë. Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurtë për të nesërmen, detyra jonëështë ta bëjmë të sigurtë.

Në bazë të një studimi, një student mjekësie në Shqipëri i kushton shtetit 16 dhe me tarifën mbulon vetëm 1/16 e kostos së studimit të tij. Për një diplomë që ka vlerë shumë të madhe që njihet kudo në botë nuk është një fakt përpara të cilit ne mund të dorëzohemi por duhet të reagojmë. Shteti nuk mund të vijojë të paguajë 15 në 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie nëse studenti nuk është i gatshëm t’i kthejë vendit të paktën për një periudhë kohe investimin që bëhet për të. Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime gjithmonë e më cilësore dhe me këto taksa mbulohet pjesa dërrmuese e studimeve të një studenti që paguan një tarfië simbolike në raport me koston”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *