Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, në krye dy vëllezër shqiptarë, sekuestrohen 10 kilogramë kokainë

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale droge, e përbërë kryesisht nga shqiptarë. Në krye të bandës ishin dy vëllezër shqiptar me banim në Fiesole, të cilët kishin ngritur bazën logjistike për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore, kryesisht në Toskanë, raportojnë mediat vendase.

Hetimi, i zhvilluar në më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të disa personave dhe sekuestrimin e 11 kilogramëve kokainë, 1 kg marihuanë dhe rreth 50 mijë euro cash. Dë vëllezërit përdornin një korrier italian për të marrë ngarkesat e kokainës jashtë shtetit italian.

Ata përdornin makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda. 11 urdhër-arrestet janë lëshuar ndaj korrierit 51-vjeçar nga Pistoia, dy vëllezërve shqiptarë 48 dhe 39 vjeç dhe personave të tjerë me origjinë shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *