Rikthehen viruset te fëmijët pas pandemisë së COVID-19

Shumë të mitur në mbylljet me disa faza gjatë pandemisë së koronës nuk u sëmurën nga sëmundjet tipike të fëmijëve si fruthi për shembull. Ndërkohë që vërehet një efekt i vonshëm, është shprehur, Winfried Plötze drejtues për landin i sigurimit shëndetësor gjerman, Barmer për shërbimin evangjelist të shtypit, epd. Dimri i shkuar tregoi, se shumë klinika fëmijësh në Gjermani mbërritën në kufirin e kapaciteteve të tyre për shkak të dyndjes së pacientëve të mitur të sëmurë.

Gjatë pandemisë së koronës rënien më të madhe e shënoi sëmundja e fruthit për fëmijët. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019. Edhe sëmundje të tjera karakteristike për të miturit si lija e dhenve apo zgjebes shënuan një rënie të madhe. Ndërkohë shifrat e të sëmurëve me fruth, sipas, Plötze kanë shënuar këto muaj shifra rekord. “Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërverprimit ndaj disa viruseve”, thekson Plötze. Ai këshillon prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët e tye, sipas rekomandimit të Komisionit të Përhershëm, STIKO.

Sipas ekspertit shëndetësor, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë, se si duhet vepruar me fëmijët. Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga lockdawn-i është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët./DW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *