Sherri tek ‘Orange Club’, policia jep detajet: Pronarët kanë fshirë pamjet! 4 kosovarë dhe 3 anglezë u konfliktuan me truprojat (Emrat)

Mbrëmjen e djeshme një konflikt i madh u raportua në një nga lokalet më të njohura në qytetin e Sarandës, ‘Orange Club’. Në videot e bëra publike shihen një grumbull me persona të cilët po goditen me grushta dhe duket se asgjë nuk i ndalte dot. Edhe pse në atë orar klubi duhet të ishte i mbyllur, në respektim të masave anti-Covid të vendosura nga qeveria, duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Tashmë policia ka zbardhur emrat e personave të përfshirë në këtë përplase te dhunshme, midis të cilëve janë edhe disa turistë të huaj. Xhemal Domi, truproja, 47-vjec,  i cili është arrestuar, ndërsa janë proceduar penalisht Xhevit Saliasi, Tedi Dine, Armend Muja, Florent Mustafa, Elson Simoni, Aldo Bërthanza, Fuad Veliu, Mahdi Nasir dhe Michail Tshihanguli, të përfshirë në konflikt. Mësohet se katër  janë shtetas kosovarë, banues në Londër, ndërsa 3 të tjerët janë shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal)

Sipas burimeve policore, ajo cka është edhe më e rëndë, është fakti se pronarët e lokalit kanë fshirë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e brendshme. Prandaj ato janë proceduar penalisht: shtetasi Margarit dhe Miltjadh Iljadhi!

Mbi to rëndon akuza  për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.
Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).
Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *