SHBA/ 22-vjeçari vret partneren pasi mësoi se kishte abortuar fëmijën e tyre

Një 22-vjeçar qëlloi dhe vrau partneren e tij pasi mësoi se ajo kishte bërë një abort. Autori ndodhet në paraburgim që prej ditës së djeshme, 12 maj, me akuzën e vrasjes.

26-vjeçarja Gabriela Gonzalez kishte takuar të dashurin e saj, 22-vjeçarin Harold Thompson, të mërkurën, më 10 maj. Një natë më parë ajo ishte kthyer nga Kolorado, ku kishte bërë abortin, pasi që nga shtatori 2021, Teksasi i ndaloi abortet pas gjashtë javësh shtatzëni.

Kamera nga parkingu filmoi momentin fatal kur Thompson nxorri armën dhe qëlloi Gonzalez-in fillimisht në kokë, e më pas qëllonte vazhdimisht drejt saj para se të ikte.

Thompson u arrestua dhe po mbahet në burgun e Qarkut Dallas.

Partnerja e kishte denoncuar më parë Thompson “pasi ai e kishte dhunuar shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre edhe pse ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Gruaja përsëriti se kishte frikë nga i dyshuari pasi e kishte kërcënuar se do të lëndonte familjen e saj”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *