Luizi flet për vajzën që i menaxhonte Instagramin: U njohëm 1 muaj para se…

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka sqaruar marrëdhënien e tij me Jurgenën, vajza që i menaxhoi Instagramin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Luizi u shpreh se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së BBV dhe ka dalë disa herë me të.

“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide, më tha kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thashë do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thashë se unë s’di dhe ajo e ka hapur”– tregoi Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *