Shakohoxha ngre dyshimet: Pse Duka nuk do të lërë karrigen? Mos ndoshta fshihet pas gjërave të paligjshme…

Pas skandalit të sotëm në zgjedhjet për zgjedhjen e kreut të Shoqatës së Futbollit Tiranë, ka reaguar kandidati për president i FSHF-së Dritan Shakohoxha.

Shakohoxha tha për ‘Sport News’ se FSHF po bën presion dhe votat fiktive të shtuara sot nga Duka përbëjnë një akt kriminal.

“Ajo që unë dua është që njerëzit e futbollit të kenë shansin të shprehin vullnetin e tyre lirisht dhe të papresionuar, të pakërcënuar, të patrukuar. 15 emrat që janë shtuar sot në Shoqatën e Tiranës realisht janë një abuzim, besoj kriminal. Unë besoj që ka një gjë që është kriminale, është që t’i të shpikësh 15 njerëz, 15 delegatë për të trukuar rezultatin.

Imagjino se sa mbrapa ishte Federata në rezultatin përballë të tjerëve, pra sa humbëse ishte Federata sa iu desh të shpikte 15 delegatë për të trukuar rezultatin. Federata siç është lista e zgjedhësve që ti nuk e gjen kurrë, ashtu janë edhe faturat apo pagesat që bën FSHF që nuk i gjen kurrë.

Realisht është një bunker , ndoshta kjo është gjëja që i tremb më shumë, sa po luftojnë kaq ashpër, se s’po gjej një motiv pse duhet të luftosh me çdo armë, pa asnjë limit e moral, pa asnjë kursim për ta mbajtur Federatën. Ndoshta i tremb fakti që po të mos jenë aty, cilido që të jetë që do vijë mund të gjejë gjëra që ata i rrezikojnë shumë. Nuk e di, nuk gjej një motiv se pse duhet të bësh kaq shumë terror për të mbajtur një institucion”, theksoi Shakohoxha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *