Safet Gjici fiton Kukësin: Do t’u shërbej njëlloj si atyre që na votuan por edhe ata…

Teksa kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, kandidati i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici ka shpallur fitoren e tij. Në një deklaratë për mediat, Gjici u shpreh se qytetarët kuksianë treguan se nuk janë më një kah politik por se ata mbështetin punën dhe kontributin e dhënë.

“Është një sfidë e jashtëzakonshme që për këto katër vitet e ardhshme kemi shumë punë për të bërë, për të gjithë atë që kemi thënë në fushatë, ka ardhur koha t’i vëmë në zbatim premtimet për qytetin. Për herë të parë ne kemi konkurruar dhe kemi marrë për herë të parë bashkinë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Me qytetarët kuksianë kemi biseduar për të gjitha problematikat dhe për çfarë do të bëjmë edhe për katët vitet e tjera. Kukësi tashmë nuk është më një kah, ka treguar se tashmë mbështet punën, projektet, investimet. Do t’u shërbej njëlloj si atyre që na votuan por edhe ata që kishin bindje të tjera”, tha Gjici.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *