Përfundon numërimi edhe për këshillin e Kolonjës, si ndahen mandatet

Pas përfundimit të numërimit të votave për kryebashkiak në Kolonjë, ka përfunduar gjithashtu edhe procesi për këshilltarë të bashkisë.

Ne total janë 15 këshilltarë dhe mandatet janë të ndara në këtë formë:

10 Partia Socialiste

2 “Bashkë Fitojmë”

2 partia agrare

1 Partia Republikane

Kujtojmë se më  herët, Erion Isai ka fituar mandatin e dytë për të drejtuar Bashkinë e Kolonjës. Nga numërimi i të gjitha kutive të votimit Isai u shpall fitues bindshëm kundrejt Etem Lumanit të ‘Bashkë Fitojmë’.

Erion Isai PS 3873

Ethem Lumani BF 2150

Pas shpalljes së këtij rezultati, Isai nuk e ka fshehur kënaqësinë, teksa tha se katër vitet e ardhshme do ti dedikohen ekonomisë dhe mirëqënies së kolonjarëve.

“Ishte brenda pritshmërive që ne kishim për rezultatin, është më i larti që ka marrë një kandidat për bashkisë e Kolonjës. Gara ishte e qetë, Etemi nuk ishte i qetë, tani ka kohën që të qetësohet. Ekonomia është prioriteti ynë në këto 4 vitet e ardhshme”, tha Isai pas fitores.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *