Rrok Dodaj akuza qeverisë: Shteti u vendos në funksion të blerjes së votës

Kryebashkiaku i ri i Pukës, Rrok Dodaj i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ është shprehur se beteja për votën ka qenë e vështirë pasi përballë kishin një makineri shtetërore që ishte vënë në funksion të blerjes së votës.

“Është e kuptueshme që fushata nuk ishte e lehtë për tu bërë, me një makineri shteti, me një administratë që ishte vënë në funksion të dhunimit të votës së lirë.

Komplet administrata e bashkisë me administratorë, me punonjës të shtetit, me këshilltarë, me patronazhista kanë qenë në dispozicion të blerjes së votës. E kemi treguar me fakte konkrete blerjen e votës në Pukë”, tha kandidati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *