Rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin ditën e nesërme

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                       

në zona malore 5 deri 16°C                                                                                       

në zona e ulëta 5 deri 24°C                                                                                  

në zona bregdetare 8 deri 23°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *