“Reshjet do jenë në formën e shtrëngatave”, ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për sot

Orët e para të ditës së shtunë do të mbeten në ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të pakta, ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë shira fillimish në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Herë pas herë reshjet do jenë në formën e shtrëngatave. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites, kur do kemi intervale me kthjellime dhe pauzë të reshjeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie me të paktën 2 gradë sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C  deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor, duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *