Receta/ Tavë dheu në kushte shtëpie!

Receta e sotme është një gatim tradicional i vendit tonë. Tava e dheut përgatitet lehtë dhe do t’i japë shije tryezës suaj në një ditë të freskët si kjo e sotmja.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë të cilën mund të filloni ta gatuani që tani:

Përbërësit:

  • 30 gr qepë
  • 30 gr spec i kuq (djegës)
  • 30 gr spec jeshil
  • 70 gr mish viçi
  • 30 gr gjizë
  • 50 gr salcë domatesh
  • 10 gr miell
  • 3 gr majdanoz
  • 2 gr kripë
  • 2 gr piper
  • pak gjalpë
  • gjysmë thelpi hudhër
  • vaj ulliri

Udhëzimet:

Në fillim prisni mishin në kubikë të vegjël dhe më pas grini në rende qepën dhe specat.

Pas përgatitjes së tyre në një tenxhere shtoni vaj dhe përzieni qepën, mishin dhe specin duke i shtuar dhe miellin më vonë, deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, ujin dhe gjizën duke i lënë të zie lëjnë për rreth 3 minuta. Më pas merrni tavën e dheut dhe lyejeni me gjalpë duke e vendosur në sobë në mënyrë që të nxehet sa më shumë. Si të keni përfunduar të gjitha këto hidhni të gjithë përzierjen e përgatitur dhe futeni në furë për 5 minuta në temperaturën 200 gardë celsius.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *