Rama: Vaksinat nuk erdhën nga qielli, por i sollëm ne!

Gjatë një aktiviteti elektoral në Kamzë, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se pa politikën, nuk do ishte e mundur që sot të vaksinoheshin 300 mijë qytetarë. Ai tha me ironi se ‘vaksinat nuk erdhën nga qelli’. Kryeministri deklaroi se procesi i vaksinimit është në rrugë të mbarë, dhe se vendi ynë po ia del të përballojë mësë miri situatën me pandeminë.

Rama ripërsëriti apelin për mandatin e tretë, duke theksuar se ata arritën t’ia dalin duke përballuar dy goditje të mëdha si tërmeti dhe pandemia.

“Ka një fakt të vërtetë, që politika nuk ka bërë për Kamzën as 1 të njëmijtën të asaj që çdo kryefamiljar ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi ku mund të flasësh pas asnjë gajle se mos nuk të kuptojnë për faktin se kush mendon se politika është kot dhe e keqe, gabon rëndë, sepse ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për një çerdhe të denje për fëmijët, pa shpresë për kopsht, për shkollë, për kanalizime dhe ujësjellës. Vetëm rrugë, rrugë. Është politika që sot po i bën të mundura këto.

Po të mos ishte për politikën, ne sot nuk do të kishim prekur numrin 300 mijë të vaksinuar. Po mos ishte politika, qindra mijëra gjyshër dhe gjyshe nuk do ishin çliruar. Nuk do buzëqeshnin dhe nuk do të jetonin gëzimin për të takuar nipërit dhe mbesat.

Vaksinat nuk erdhën nga qelli, i solli politika. Ashtu sikundër politika mund të na linte pa vaksina. Edhe rindërtimin po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë, dhe po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *