Raiffeisen Bank nën hetim nga SPAK për pastrim parash, aferat nga Moska në Tiranë, vjedhje dhe orgji!

Kupola e Raiffeisen Bank u harbuar disa ditë më parë, duke festuar mbylljen e vitit me puro kubaneze, alkool, valle, muzikë dhe pas feste, disa prej tyre, me ekstazi, viza kokaine, orgji dhe dengje parash.

Në një mënyrë krejtësisht të veçantë ka festuar drejtoresha e Raiffaisen Bank në Kombinat, Esela Metaj, e cila është zhdukur që në 24 nëntor të këtij viti, bashkë me miliona euro që ka vjedhur nga llogaritë e klietëve, në bashkëpunim me disa arkëtare.

Ndërsa kupola e Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, Elona Mullahi, Erion Serti,Vilma Baçe dhe Alexander Zsolnai harbohej në festë, SPAK po kryen veprimet e fundit hetimore për aferën CEZ.

Sipas burimeve, Raiffeisen Bank ka një rol aktiv dhe me rëndësi në historinë e vjedhjes së parave publike para, gjatë dhe pas privatizimit të OSSH.

Në shkelje flagrante të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, Raiffeisen Bank është përdorur nga protagonistët e kësaj historie korrupsioni si lavatriçe dhe rrugë për vjedhjen e parave publike.

Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët.

Nga janari 2008 deri në qershor të vitit 2009, Nuel Kalaj ka tërhequr nga Raiffeisen Bank 6.8 milionë euro dhe i ka nxjerrë jashtë vendit, pa i deklaruar paratë në kufi, pa fatura, pa dokumentacion etj.

Raiffeisen Bank ka bashkëpunuar me grupin e hajdutëve me kollare dhe Nuel Kalajn.

Banka dhe kupola e saj nuk kanë raportuar në organet ligjzbatuese për transaksionet e dyshimta dhe të paligjshme, por është bërë mburojë e aktivitetit kriminal.

Protagonistët e kësaj afere i shpëtuan ndëshkimit ligjor.Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave u kujtua 9 vite me vonë, duke gjobitur Raiffeisen Bank me një gjobë 3 milionë lekë, sa një bakshish.

SPAK ka marrë në dorë këtë dosje. Mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj here kupola e Raiffeisen Bank do t’ia hedhë ‘pa u lagur’. Raiffeisen Bank është përfshirë në pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit me kulla, resorte, biznese dhe madje edhe në media, përmes kredive fiktive.

Raiffeisen Bank del në shumicën e dosjeve të SPAK për sekustrimin e pasurive të subjketeve të ligjit anti-mafia.Nga ana tjetër, prej disa vitesh, dy raporte të Fondacionit Hermitage dhe Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit akuzojnë Raiffeisen Bank për transaksione të paligjshme me qëllim pastrimin e parave me origjinë nga Rusia./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *